Kryeministri Rama nderohet me Çmimin CER Lord Jakobovits në Bruksel: Forcohet profili i Shqipërisë në Europë

Kryeministri Edi Rama është nderuar me Çmimin CER Lord Jakobovits në Bruksel të Belgjikës, për kontributin e tij në promovimin e tolerancës dhe dialogut ndërfetar. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i qeverisë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka ndarë edhe vendndodhjen e ceremonisë në kryeqytetin belg.
Çmimi CER Lord Jakobovits është një vlerësim europian që lidhet me promovimin e bashkëjetesës, tolerancës dhe dialogut mes besimeve fetare.
Rama e ka cilësuar këtë vlerësim si një nderim që forcon profilin e Shqipërisë në Europë, në një kohë kur dialogu ndërfetar dhe toleranca mbeten tema të rëndësishme në shoqëritë europiane.
“Bruksel, Belgjikë – I nderuar me Çmimin CER Lord Jakobovits për kontributin në promovimin e tolerancës dhe dialogut ndërfetar, një çmim europian që forcon profilin e Shqipërisë”, shkruan Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




