Bernie Ecclestone sulmon Hamilton: Qan dhe ankohet pa shkuar ende te kthesa e parë!

Në moshën 96-vjeçare, Bernie Ecclestone nuk e ka humbur aspak “vesin” e të thënit drejtpërdrejt të asaj që mendon. Gjatë një interviste për “Sky Sport Deutschland” dhe “RTL”, ish-drejtuesi i lartë i Formula 1 ka analizuar pa filtra edicionin aktual. Mes të tjerash ai ka sulmuar Lewis Hamilton, por edhe Ferrari-n për tensionin mes dy pilotëve.
Për raportin e vështirë mes Lewis Hamilton dhe Charles Leclerc, Eçlestone ka folur me fjalë të ashpra, sidomos për 7 herë kampionin e botës: “Hamilton sapo hipën në makinë për të nisur garën, qan dhe ankohet për diçka ende pa shkuar te kthesa e parë. Tani ka shkuar në moshën, ku duhet të mendojë për tërheqjen nga garimi në Formula 1.
Charles Leclerc është një njeri i Ferrari-t. Hamilton shkoi pas tij te kjo skuderi dhe tentoi të ndryshojë mënyrën e punës aty brenda. Por që ta bëjë vetëm është thjesht shumë vonë për të. Ferrari ka nevojë për një pilot që të jetë qartësisht i pari. Është shumë më mirë që të kesh një numër 1 të vërtetë dhe një pilot numër 2 mjaft kompetitiv. Ky i fundit duhet ta dijë qartësisht rolin e tij dhe të jetë një siguri për skuadrën”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




