NBA/ Detroit frenon Spurs, Lakers përmbysin Charlotte

Basketboll | 2 orë më parë

Ndalet në 12 seria e fitoreve radhazi të San Antonio. Spurs janë mposhtur mbrëmjen e kaluar në Teksas nga Detroit.

Fitore me shumë vlerë në transfertë mori edhe Utah, e cila fitoi lehtësisht në Kaliforni përballë Clippers.

Të zakonshmit Jalen Brunson dhe Karl-Anthony Toëns ishin deciziv për Knicks, të cilët mundën Toronton.

Fitore me përmbysje morën edhe Timberëolves, të cilët kaluan vetëm në sekondat e fundit ekipin e Portland.

Me përmbysje fituan edhe Lakers, të cilët në shtëpinë e tyre mposhtën  Charlotte, të cilët në periodën e katërt numëronin 13 pikë më shumë se rivalët. Kjo ndeshje u vendos në kohën shtesë ku për Lakers shkëlqyen   Quentin Grimes dhe Luka Donçiç. A.V.

Ndeshjet

TORONTO RAPTORS-NEW YORK KNICKS 102-111

SAN ANTONIO SPURS-DETROIT PISTONS 93-105

MINNESOTA TIMBERWOLVES-PORTLAND TRAIL BLAZERS 106-105

L.A. CLIPPERS-UTAH JAZZ 107-132

LOS ANGELES LAKERS-CHARLOTTE HORNETS 118-114 (Kohë shtesë)


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme