Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë shpall Mianmarin shtet gjenocidal, Britania dëbon atasheun ushtarak, kërkon mbledhje të menjëhershme të OKB-së

Botë | 4 minuta më parë

Përmes një vendimi historik Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë njoftoi se ka konstatuar se Mianmari ka kryer gjenocid ndaj komunitetit Rohingya. Bëhet fjalë për operacionet ushtarake të vitit 2017 në rajonin Rakhine, gjatë të cilave mijëra persona u vranë dhe qindra mijëra të tjerë u detyruan të largoheshin nga vendi.

Vendimi cilësohet si historik, pasi për herë të parë, gjykata më e lartë shpall një shtet përgjegjës për këtë krim, e kërkoi dëmshpërblime dhe të marrë masa për të parandaluar përsëritjen e shkeljeve.

Menjëherë pas vendimit, Londra reagoi ashpër duke urdhëruar dëbimin e atasheut të mbrojtjes të Mianmarit dhe kërkoi thirrjen urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Sekretari i Jashtëm britanik, Ed Miliband, deklaroi se masat janë një përgjigje e menjëhershme ndaj vendimit historik të gjykatës dhe pjesë e presionit ndërkombëtar ndaj regjimit ushtarak.

Ai njoftoi gjithashtu se i ngarkuari me punë i Mianmarit do të thirret në një takim zyrtar, ndërsa në ditët në vijim priten masa të tjera për të kërkuar përgjegjësi për krimet e kryera. Miliband dënoi ashpër trajtimin e komunitetit Rohingya dhe theksoi se autorët e krimeve duhet të përballen me drejtësinë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme