Mposhti Brazilin, jep dorëheqjen pesë ditë më vonë: Moriyasu nuk është më trajneri i Japonisë

Nga një miqësore te tjetra, nga lartësitë në thellësi. Së pari fitorja historike kundër Brazilit të Ancelottit, pastaj pesë ditë më vonë humbja 2-1 ndaj Paraguajit, dhe pas tetë vitesh në krye, trajneri i Japonisë, Hajime Moriyasu, dha dorëheqjen.
Ishte në stol që nga viti 2018 dhe e udhëhoqi ekipin kombëtar në Kupën e Botës 2022 në Katar dhe në Botërorin e fundit, në SHBA, Meksikë e Kanada.
“Shpresoj që jo vetëm lojtarët dhe stafi, por edhe e gjithë familja e futbollit, përfshirë tifozët tanë, popullin e Japonisë dhe ata në të gjithë Azinë, ta kenë kuptuar se Japonia mund të konkurrojë me më të mirët në botë”, tha ai në fjalimin e tij të lamtumirës drejtuar ekipit.
“Shpresoj që një ditë ta shoh Japoninë të kapërcejë barrierat që ende nuk kemi arritur t’i thyejmë në Kupën e Botës, të arrijë në finale dhe në fund të fundit të bëhet kampione bote”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




