Paketa financiare për anëtarësimin e Shqipërisë, Radio-Televizioni Shqiptar zbulon planifikimin e Komisionit Evropian
Komisioni Evropian parashikon për Shqipërinë një paketë të posaçme financiare për anëtarësimin në BE. Televizioni Publik Shqiptar e veçoi faktin e publikuar në udhërrëfyesin e zgjerimit për Shqipërinë që sipas dokumentit zyrtar premton që në varësi të përparimit të nevojshëm nga Shqipëria në përgatitjet e saj, Komisioni do të paraqesë një Komunikatë në kohën e duhur mbi një paketë financiare për anëtarësimin e Shqipërisë.
Angazhimi që nuk është një fond ndihme i ri i përgjigjet procesit të planifikimit të marrëdhënieve ekonomike dhe buxhetore të Shqipërisë me Bashkimin Evropian pas anëtarësimit dhe pikërisht janë fondet që do të përfitojë për bujqësinë, zhvillimin rajonal dhe politikat e përbashkëta, por edhe kontributin që do të paguajë Shqipëria në buxhetin evropian.
Në aspektin ekonomik, kjo do të përcaktojë burimet e financimit dhe mundësitë për investime e konvergjencë me ekonomitë e BE-së. Sipas dokumentit, Komisioni do ta paraqesë paketën kur Shqipëria të ketë bërë përparimin e nevojshëm në përgatitjet për anëtarësim.
Ecuria tjetër në planin juridiko-politik, pas rekomandimit për nisjen gjatë vitit 2027 të përgatitjeve për hartimin e TraktatittëAnëtarësimittëShqipërisëtheksonpoashtunisjennparalelisht me negociatat, pa pritur mbylljen e të gjithë kapitujve.
Ashtu si edhe për traktatin e anëtarësimit, Komisioni europian vendos në planet e tij paketën financiare që në rastin e Malit të Zi u vendos pasi vendet kishin rënë dakord të nisnin hartimin e Traktatit të Anëtarësimit. Kalimi nga fondet e para anëtarësimit në fondet e brendshme europiane, pa ndërprerje të financimit për Malin e Zi është vlerësuar në 3.2 miliardë euro financim.
Një shumë konkrete për Shqipërinë nuk mund të parashikohet në këtë moment, ndërkohë që hapi është publikuar paraprakisht nga vetë Komisioni Europian.
Gazetare: Entela Komnino
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




