1.755 biznese të reja në tetor/16.5% me kapital të huaj, dominojnë tregtia dhe shërbimet

Ekonomi | 14 minuta më parë

Gjatë muajit tetor 2026, në Shqipëri janë regjistruar 1,755 biznese të reja, ndërsa numri i përgjithshëm i aplikimeve të administruara nga Qendra Kombëtare e Biznesit arriti në 11,248.

Sipas të dhënave zyrtare, 1,465 biznese te reja janë me pronësi 100% shqiptare, 272 me pronësi tërësisht të huaj dhe 18 me kapital të përbashkët shqiptar dhe të huaj. Kjo do të thotë se 290 biznese të reja, ose rreth 16.5% e totalit, kanë pjesëmarrje të kapitalit të huaj.

Gratë kanë administruar rreth 31% të bizneseve të reja të regjistruara në Shqipëri gjatë muajit tetor. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare janë 543 biznese te reja te cilat administrohen nga gratë.

Pjesa dërrmuese e regjistrimeve, rreth 72%, i përket personave fizikë, ndërsa 484 janë shoqëri me përgjegjësi të kufizuar.

Nga pikëpamja gjeografike, Tirana vijon të kryesojë me 1,019 biznese të reja, ose 58% të totalit. Pas saj renditen Durrësi me 214 subjekte dhe Vlora me 119.

Për sa u përket sektorëve ekonomikë, tregtia kryeson me 425 regjistrime, e ndjekur nga akomodimi dhe shërbimi ushqimor me 188, informacioni dhe komunikacioni me 169, si dhe ndërtimi me 162 biznese të reja.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme