4 gola në sfidën Flamurtari-Bylis, por nuk ka fitues në Vlorë

Kategoria e Parë | 1 minutë më parë

Ka përfunduar në barazim 2-2 sfida Flamurtari-Bylis, që mbylli javën e 11-të të Kategorisë së Parë.

Sfida e transmetuar drejtpërdrejt në RTSH Sport ka qenë e bukur dhe e luftuar, por në fund të 90 minutave nuk ka patur asnjë fitues në Vlorë.

Mallakastriotët kalojnë të parët në avantazh, por vlonjatët barazojnë shifrat me Pjeshkën. Hodo shënon për Bylisin në pjesën e dytë, por është sërish Pjeshka, ai që shënon për vendasit.

Mbyllet në barazim 2-2 ndeshja në Vlorë. Bylisi ngjitet në vendin e katërt në renditje me 19 pikë, ndërsa Flamurtari shkon në kuotën e 17 pikëve.

Kur ka përfunduar faza e parë e kampionatit, Besa dhe Iliria kryesojnë renditjen e Kategorisë së Parë me 21 pikë pas 11 ndeshjeve të luajtura. Ndjekin Pogradeci (20 pikë), Bylis (19) dhe Kukësi (18 pikë).


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme