Arrestimi i Metës, Ngjela: Pritej, tregues se SPAK ka ngritur nivelin

Politikë | 2 vite më parë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u arrestua këtë të hënë (21 tetor) me urdhër të SPAK, ndërsa për avokatin Spartak Ngjela ky ishte një zhvillim që pritej. Në një lidhje Skype për RTSH24, Ngjela tha se arrestimi i Metës, një ish-president, ish-kryeministër dhe ish-Kryetar Kuvendi, tregon se SPAK ka ngritur nivelin në luftën kundër korrupsionit.

“Meta e priste. Unë e kuptova që ai e kishte marrë vesh që dosja kishte shkuar për arrest sepse e kishte humbur koshiencën, ai dilte nëpër hekura…, d.m.th nuk ishte normal dhe kjo tregon se nuk kishte mbrojtje. Por që pritej arresti i tij nuk diskutohej. Provat do të shikohen në gjykatë, nuk mund të flas dot me provat e akuzës. Arrestimi do të thotë që SPAK ka ngritur nivelin. Pas arrestit të Berishës, ky është i dyti i nivelit të lartë. Ne e kemi shpresën te SPAK-u për t’i çliruar nga pushtimi i korrupsionit. Krimi i SPAK na dha shpresë dhe tani është një numër i konsiderueshëm që janë brenda, një ish-kryeministër, një ish-president, janë 4 apo 4 ministra, kryetarë bashkisë. Korrupsioni në Shqipëri ishte një gjëmë e madhe. SPAK nuk arreston kot, i ka provat shumë të sofistikuara”, tha Ngjela.

Arrestimi i Metës ndodhi në afërsi të kthesës së Kamzës, teksa Presidenti i PL-së ishte duke shkuar në seli pasi kishte njoftuar konferencë shtypi.

Ndonëse SPAK apo GJKKO nuk kanë dhënë asnjë detaj zyrtarisht rreth këtij arrestimi, burime brenda tyre saktësojë se Meta është arrestuar pas hetimeve të nisura për çështjen e lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për pastrim parash.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme