Krimi kibernetik në rritje në vitin 2023

Aktualitet | 3 vite më parë

Rritja e teknologjisë në përdorimin masiv ka ekspozuar shqiptarët edhe ndaj krimeve kibernetike.

Mashtrimi kompjuterik është një nga veprat penale që ka pësuar rritje gjatë vitit 2023. Këtë e konfirmon raporti i Prokurorit të Përgjithshëm që është dorëzuar në zyrat e parlamentit, si pjesë e detyrimit që kanë institucionet e pavarura për të raportuar para deputeteve.

Sipas të dhënave që RTSH disponon rezulton se në vitin 2023 vërehet tendencë në rritje prej 25 % e procedimeve të regjistruara për këtë vepër penale, krahasuar me vitin 2022. E njëjta tendencë në rritje shënohet edhe veprën penale të Falsifikimit Kompjuterik.

Qyteti ku është shënuar ndërhyrja e paligjshme në të dhënat kompjuterike është Tirana me 68%, pasuar nga Durrësi dhe Elbasani me 7%, Vlora 3%, ndërsa qyteti ku teknologjia nuk shënon asnjë dëm në jetën e njerëzve është Kukësi me 0% të rasteve të denoncuara.

Meshkujt zënë numrin më të madh të profilit të të pandehurve, nga të cilët  42 % janë me arsim të lartë dhe shumica prej tyre, plot  94 % janë të padënuar më parë.

Gazetare: Sonila Agostini

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme