Dy mijë vende të lira punë, të rinjtë po zgjedhin shkollat profesionale

Mbi 50 kompani private dhe publike janë stacionuar në Pallatin e Kongreseve duke ofruar afro 2 mijë pozicione të lira pune për të gjithë të rinjtë që duan të integrohen në treg apo për ata që duan të ndryshojnë pozicion.
Ndërkohë në këtë panair kanë stendën e tyre të gjithë universitetet publike të vendit dhe një pjesë e mirë e atyre private.
Ky është edicioni i 15-të i panairit që zhvillohet në kryeqytet.
Interes gjatë këtyre dy ditëve ka patur më shumë nga gjimnazistët që merrnin informacion për degët të ndryshme për t’i ndihmuar ata që të zgjedhin degën se ku do të studiojnë.
Ndërkohë që në panair nuk mungonin as ata që po kërkonin një shkollë të mirë pasi të mbaronin 9-vjeçaren.
Nga nxënësit e shkollave të mesme profesionale nuk mungonin as thirrjet se pse duhet zgjedhur një zanat.
Sipas INSTAT për tremujorin e fundit të vitit 2023, shkalla e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 10,7 përqind.
Gazetare: Amela Koçerri
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




