Shqipëria merr 2 helikopterët ushtarak Black Hawk, Peleshi: Siguria e vendit, prioritet absolut

Shqipëria ka marrë në dorëzim 2 helikopterët ushtarakë Black Hawk. Këta helikopterë do të jenë në përdorim nga Forcat e Armatosura Shqiptare.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka ndarë lajmin në një postim në rrjete sociale duke shkruar se siguria dhe mbrojtja e vendit janë prioritet absolut i qeverisë.
“Dy helikopterët Black Hawk mbërritën në vendin tonë si një investim shumë i rëndësishëm për Forcat tona të Armatosura. Mirënjohje e veçantë për partnerin tonë strategjik SHBA për mbështetjen e tyre të vazhdueshme! Mbrojtja dhe siguria e vendit tonë, prioriteti ynë absolut”.
Helikopterët Black Hawk mbërritën sot në Shqipëri nga SHBA dhe u transportuan me avion ushtarak amerikan.
Black Hawk është helikopter kryesor i transportit dhe sulmit ajror i ushtrisë amerikane. Ai është i pajisur me dy motorë dhe me dy helika me nga katër tehe.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



