2 helikopterë “Black Hawk” mbërrijnë në Shqipëri. Ambasada e SHBA: Forcojnë aftësitë e forcave ajrore të vendit

Aktualitet | 3 vite më parë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë sjellë në Shqipëri dy helikopterë  “Black Hawk”, të cilësuar si më të mirët në botë.

Ambasada amerikane në Tiranë nëpërmjet një postimi në “Facebook”, e ka quajtur historike mbërritjen e dy helikopterëve të parë UH-60 Black Hawk. Të vlerësuar si nga më të mirët në botë ambasada amerikane në Tiranë, thekson se helikopterët e rinj të mbërritur nga SHBA do të ndihmojnë në forcimin e aftësive të forcave ajrore të Shqipërisë si dhe për mbështetje logjistike të NATO-s për operacione e stërvitje.

“Mbërritje historike e helikopterëve të parë UH-60 Black Hawk të Shqipërisë. Një avion transportues C-17 i Shteteve të Bashkuara erdhi sot në Tiranë për të dorëzuar porosinë e parë të Shqipërisë për helikopterë Black Hawk, mbështetur me mbi 50 milionë dollarë nga fondet e ndihmës së SHBA. Helikopterët e rinj do të ndihmojnë në forcimin e aftësive të forcave ajrore të Shqipërisë dhe aftësinë për të kryer evakuim mjekësor, rikuperim të personelit, misione kërkim-shpëtimi, si dhe mbështetje të lëvizjeve logjistike të NATO-s për operacione dhe stërvitje. Shtetet e Bashkuara janë krenare për partneritetin e fortë me Shqipërinë në fushën e mbrojtjes”- thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA.

 

/rtsh.al/

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme