Shqipëria i bashkohet Censit Ndërkombëtar të Shpendëve Ujorë Dimërues

Specialistët e Zonave të Mbrojtura në të gjithë Shqipërinë kanë nisur të shtunën vëzhgimet dhe regjistrimet për Censin Ndërkombëtar të Shpendëve Ujorë Dimërues.
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura bëri të ditur se në këtë proces janë përfshirë 91 specialistë të AKZM-së dhe 11 ekspertë.
Censi po kryhet në 33 vendnumërime në të gjithë vendin, kryesisht liqene, Parkun Kombëtar të Prespës, Parkun Kombëtar “Divjakë-Karavasta”, Lagunën e Nartës dhe në Lagunën e Orikumit,
Rreth 143 shtete nga e gjithë bota realizojnë një studim kaq të rëndësishëm. Regjistrimi Ndërkombëtar i shpendëve të ujit përfshinë të gjitha llojet e ligatinave natyrore dhe ato të krijuara nga njeriu, si edhe të gjithë llojet e shpendëve që hasen në këto habitate.
Shqipëria i është bashkuar Censit Ndërkombëtar të Shpendëve të Ujit që në vitin 1993, ku fillimisht ky census u zhvillua në habitatet bregdetare dhe liqenin e Shkodrës. Në nivel ndërkombëtar censi ka filluar që në vitin 1967.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



