2023 një vit i sigurtë për qytetarët, rritet vlerësimi për punën e Policisë së Shtetit

Aktualitet | 3 vite më parë

Instituti Agenda publikoi të shtunën gjetjet e një studimi që kish marrë në shqyrtim punën e Policisë së Shtetit. 

Të dhënat e prezantuara koinciduan me me rastin e 111 vjetorit të armës së policisë.

Për autorin e studimit, Eduart Zaloshnja viti 2023 për Shqipërinë rezultoi një vit me i sigurt krahasimisht me tre vite më parë.

Studim i kombinuar bën një krahasim mes Shqipërisë, BE-së dhe Malit të Zi, si një shtet i ngjashëm me Shqipërinë nga pikepamja social ekonomike 
dhe e intergimit në BE.

Sa i përket vlerësimit për Policinë e Shtetit rreth 69.7% e të anketuarve anojnë nga vlerësimi pozitiv për punën e Policisë së Shtetit në përgjithësi. Krahasuar me sondazhin e tre viteve me pare ky tregues shënon një rritje me 8.7 pikë përqindje.

Sipas studimit  të anketuarit kanë një vlerësim pozitiv në nivelin e 75.1%. Më së shumti vlerësohen operacionet policore të ndërmarra se fundmi “Tempulli” dhe “Sundimi i Ligjit”, te cilat synojnë sigurinë në perimetrin e shkollave dhe në komunitete.

Gazetar Omer Saraçi

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme