Mali i Zi, tre shqiptarë dhunohen barbarisht

Aktualitet | 3 vite më parë

Tre shqiptarë janë dhunuar barbartisht të shtunën në Malin e Zi, njoftojnë disa media.

Ata janë identifikuar si Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, në vendin e quajtur Zelenika në afërsi të qytetit të Herceg Novit. 

Tre shqiptarët ndodheshin në një makinë me targa gjermane, në momentin kur janë sulmuar nga një grup personash, që dyshohet se janë serbë të Bosnje Hercegovinës.

Dhunuesit kanë goditur fillimisht makinën dhe pas daljes se dy shtetasve shqiptarë nga mjeti, janë sulmuar fizikisht edhe këta shtetas, duke ju shkaktuar plagë në pjesë të ndryshme të trupit. 

Tre të rinjtë janë paraqitur në policinë lokale për ndihmë dhe janë trajtuar fillimisht nga ana e mjekut ligjorë, ku janë konstatuar dëmtime të kategorizuar “rrahje”.

Nga ana e policisë malazeze ju është kërkuar të bënin denoncim, por të frikësuar, ata nuk kanë pranuar të bëjnë një gjë të tillë, deri në mbërritjen e një avokati shqiptar.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme