GJKKO rrëzon kërkesën e Fredi Belerit për lehtësimin e masës së arrestit

Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës Fredi Belerit do të vazhdojë të qëndrojë në burg.
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar të enjten kërkesën e tij për lehtësim të masës së sigurisë.
Trupi gjykues i përbërë nga Erjon Çela, Irena Gjoka dhe Flora Hajredinaj.
Zoti Beleri ka afat 5 ditë kohë për të ankimuar vendimin e GJKKO në Apel.
Në senacë ishte i pranishëm edhe kreu i PBDNJ Vangjel Dule.
Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më
bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota.
Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin.
Kjo çështje është bërë temë kryesore edhe në marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




