Festat sjellin emigrantët, në Kapshticë radhë automjetetsh, punohet me 7 sportele. Nga Kakavija kanë hyrë 4578 shtetas

Aktualitet | 3 vite më parë

Festat e fundvitit po sjellin në Shqipëri një numër të lartë emigrantësh që jetojnë dhe punojnë në shtetin grek.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në territorin shqiptar 6 mijë e 184 shtetas dhe kanë dalë 2 mijë e 351 shtetas.

Nga pika kufitare e Kakavijës gjatë 24 orëve të fundit raportohet se kanë hyrë në territorin shqiptare 4578 shtetas shqiptarë dhe kanë dal 1796 shtetas shqiptarë. Ndërkohë kanë hyrë në territorin shqiptar 1606 shtetas te huaj, dhe kanë dalë në shtetin Helen 555 shtetas të huaj.

Në Kapshticë është krijuar një radhë e gjatë automjetesh në pritje për të hyrë në vendin tonë, edhe pse pala shqiptare po punon me 7 sportele. Gjatë 24 orëve të fundit në Kapshticë kanë hyrë 5518 shtetas dhe kanë dalë 2185.

/RTSH/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme