Moti–Dita e sotme do të jetë me vranësira dhe kthjellime në mesditë

Europa verilindore po ndikohet nga rryma ajri të ftohta kontinentale duke kushtëzuar stabilitet të përkohshëm të kushteve atmosferike në territorin e Shqipërisë.
E Shtunë, 09 Dhjetor 2023
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira kthjellime në pjesën e pare, pasdite vranësira shtresore në të gjithë vendin. Era do të fryjë me drejtim verilindje (NE) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore -5/6°C
– Zonat e ulëta 0/13°C
– Zonat bregdetare 4/13°C
Kosovë
Kosova për dt. 09 Dhjetor 2023 do të ketë kthjellime dhe vranësira. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -2°C – 0°C në mëngjes deri në 5°C – 6°C gradë Celsius në mesditë.
E Diel, 10 Dhjetor 2023
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu në zonën perëndimore, reshje bore në verilindje dhe juglindje pasdite. Era do të fryjë me drejtim jugperëndime (SW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore -0/8°C
– Zonat e ulëta 4/14°C
– Zonat bregdetare 8/15°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



