Stërvitja shumëkombëshe “Golden Fleece 2023”, Peleshi: Regjimenti i Këmbësorisë së Jugut, nivel të lartë përgatitjeje

Aktualitet | 3 vite më parë

Trupat shqiptare të Forcave të Armatosura të Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut, po marrin pjesë  në stërvitjen shumëkombëshe “Golden Fleece 2023” në Selanik.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u shpreh se, trupat e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut, po tregojnë nivel të lartë përgatitjeje në stërvitjen shumëkombëshe “Golden Fleece 2023” në Selanik.

Peleshi u shpreh krenar për trupat e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut, të cilët po tregojnë nivel të lartë përgatitjeje në stërvitjen shumëkombëshe Golden Fleece 2023 në Selanik, përkrah kolegëve nga Greqia, Maqedonia e Veriut dhe Rumania.

Sipas tij, stërvitja ka për qëllim ndërveprim mes aleatëve në operacionet e përbashkëta në mbështetje të paqes.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme