Harta e re e gjyqësorit, avokatët rrisin tarifat. Shkaku, largësia

Aktualitet | 3 vite më parë

Harta e re e gjyqësorit sipas avokatëve nuk solli rezultate positive në trajtimin e çështjeve të qytetarëve. Kjo pasi nuk ndikoi në uljen e dosjeve por solli rritjen e tarifavë të shërbimit nga ana e avokatëve. Shkrirja e gjykatave të shkallës së parë në rrethe ka shtuar kostot e transportit nga rritja e distancës së gjykatave, duke rritur tarifat e shërbimit nga 20 deri në 30%.

“Janë shtuar çështjet në shkallën e dytë në gjykatën e Tiranës, nga 40 mijë në afërsisht 46 mijë çështje”, tha avokat Tahir Noni.

Sipas z. Noni, harta e re për rishpërndarjen e gjykatave solli dhe një përkeqësim të shpenzimeve edhe  për qytetarët. Pasi një avokat që do të ndjekë një seance gjyqësore në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë dhe vjen nga qyteti i Gjirokastrës apo qytetet e tjera  këto kosto do t’ia ngarkojë qytetarit.

Struktura e re për funksionimin e sistemit gjyqësor, nisi nga 1 Shkurti 2023. Ndërkohë vendimi është vlerësuar antikushtetues nga Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë dhe është kërkuar shfuqizimi në Gjykatën Kushtetuese. Ndërkohë shqyrtimi i kërkesës tashmë ka nisur në Gjykatën Kushtetuese dhe seancë e radhës do të jetë në 7 dhjetor.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme