“Nëntori i Lirisë” në Vlorë, Dredha: 28 Nëntori, ai i Skënderbeut e i Ismail Qemalit, të shpien në rrënjët e arbëreshëve

Aktualitet | 3 vite më parë

Në prag të 111 vjetorit të pavarësisë, Vlora do të presë mijëra shqiptarë nga brenda dhe jashtë vendit.

Tashmë në qytetin bregdetar ka nisur java e aktiviteteve nën logon “Nëntori i Lirisë” në kuadër të festave të pavarësisë.

Ermal Dredha, kryetar i bashkisë Vlorë, në një postim në rrjetet sociale ka njoftuar se në kuadër të festimeve në qytetin e Vlorës kanë mbërritur një i ftuar special sikurse është Kryetari i Komunës Arbëreshe të San Marzano di San Giuseppes,i kryesuar nga Kryetari i Bashkisë, Frencesco Leo dhe  këshilltarët e Këshilli Komunal.

“Aty ku nuk rreshti kurrë Arbëria përtej detit! Në shenjë të kujtesës e të detyrimit për “gjakun tonë të shprishur”, Bashkia e Vlorës, ka kënaqësinë e veçantë të ketë të ftuar nderi, një përfaqësi të Komunës Arbëreshe të San Marzano di San Giuseppes, të përbërë nga Kryetari i Bashkisë, Frencesco Leo, Këshilltarët e Këshilli Komunal”, shkruan Dredha.

Në këtë kuadër Dredha njofton se qytetarët e Vlorës do e shijojnë Festën e Pavarësisë, me një koncert me këngë e valle popullore, ku pasardhës arbëreshë të Italisë e Shqipërisë, do të nderojnë me një koncert të përbashkët, gjakun e gjuhën shqipe, traditat e zakonet, lavdinë e të parëve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme