Dita Ndërkombëtare e Ullirit, Denaj nga Vlora: Eksportet u rritën me 43 herë gjatë 10-mujorit

Aktualitet | 3 vite më parë

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj , në ditën botërore të Ullirit zhvilloi takime me fermerë e sipërmarrës që merren me kultivimin e ullirit në qytetin e Vlorës.

Gjatë takimeve ministrja Denaj vuri në dukje se ullinjtë mijëravjeçarë në vendin tonë, tradita e përpunimit e përmirësuar ndër breza dhe praktikat moderne bujqësore, sjellin një produkt me cilësi të lartë, që konkurron denjësisht në tregjet elitare të eksportit, duke rritur ekonominë për fermerët shqiptarë.

“Në Vlorë, gjatë takimeve me fermerët e sipërmarrësit e ullirit, folëm për këtë pasuri të çmuar të tokës sonë dhe i sigurova se ekipi i Ministrisë së Bujqësisë do të jetë gjithmonë pranë tyre për të mbështetur nevojat e sektorit”, bëri të ditur Denaj.

Sipas saj, cilësia e mirë e vajit të ullirit “Made in Albania” ka sjellë rritjen e eksporteve të këtij produkti në 5,830 tonë, me 43 herë më shumë në sasi dhe 33 herë më shumë në vlerë gjatë 10 mujorit 2023, krahasuar me një vit më parë.

 

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme