Skiatorja e Tiranës rezultat historik në Botërorin e skive, Veliaj: Lara Colturi na bëri krenar me performancën e saj të jashtëzakonshme

Aktualitet | 3 vite më parë

Skiatorja Lara Colturi, e cila përfaqëson Shqipërinë në Botëror, ka arritur një rezultat historik.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar skiatoren shqiptare që bën pjesë dhe në Sport Klubin Tirana, për performancën e saj të jashtëzakonshme. “Rezultat historik për Shqipërinë!

Skiatorja shqiptare Lara Colturi, me performancën e saj të jashtëzakonshme, na bëri krenarë duke dalë e para në botë në raundin e dytë dhe e 12 në mesataren e dy kohëve, në Botërorin e skive!

Spektakolare”, shkruan Veliaj. Vitet e fundit, Klubi shumësportësh “Tirana”, po njeh një hov në cilësinë e sportistëve që garojnë në disiplina të ndryshme, të cilët kanë fituar trofe dhe tituj kombëtarë e ndërkombëtarë, si Luiza Gega, Kampione e Europës në Atletikë, apo mundësi Zelimkhan Abakarov, Kampion i Botës.

Mbështetja për sportin nga bashkia e Tiranës dhe Sport Klub Tirana, ka bërë që skuadrës t’i bashkohet edhe skiatorja e talentuar, Lara Colturi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme