GJKKO lë në fuqi arrestin në burg për Erzen Breçanin dhe 3 personat e tjerë të arrestuar

Aktualitet | 3 vite më parë

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka lënë në burg ish-zv.drejtorin e Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe 3 personat e tjerë të arrestuar pasi SPAK goditi grupin kriminal prej 10 personash.

Breçani, shefi i krimeve të komisariatit nr. 6 në Tiranë, Dedan Gjoni, Bujar Ajezi e Besmir Murati dolën sot para togave të zeza për t’u njohur me masën e sigurisë.

Vendimi u mor nga Gjykata në dhomë këshillimi pa praninë e palëve, duke pranuar kërkesën e SPAK për lënien e tyre në burg.

Në lidhje me operacionin janë shpallur në kërkim 7 persona, të cilët ndodhen jashtë Shqipërisë, konkretisht: Besmir Mustafi; djali i Erzen Breçanit, Eralbi Breçani; Ervin Mata; Besmir Murati; Artan Sulejmani; Albert Prenga; Bajram Gerbova.

Sipas SPAK, ky grup kriminal ka kryer trafik droge në Shqipëri, në Amerikën e Jugut si dhe në disa vende të tjera në Evropë. Paratë e përfituara nga aktivitete kriminale, autorët i pastronin në Shqipëri.

Po ashtu, ata dyshohen të përfshirë edhe në ekzekutimin e 2 personave në Shqipëri.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme