Koncesioni i sterilizimit/ Beqaj paraqitet nesër në gjykatë për akuzën “shpërdorim detyre”

Nesër, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj do të merret në pyetje dhe do t’i komunikohet masa e sigurisë “detyrim paraqitjeje” dhe ndalim i daljes “jashtë vendit”.
Seanca pritet të mbahet në mesditë. Vetë Beqaj ka deklaruar se nuk do ta ankimojë këtë masë, ndonëse nuk është dakord me akuzën e shpërdorimit të detyrës të dyshuar nga prokurorët, lidhur me koncesionin e sterilizimit.
Beqaj do duhet të të paraqitet para policisë gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit një herë në javë, ditë të premte, ora 15:30.
Prokurorët e SPAK, prej tre vitesh, e kishin nën hetim ish-ministrin socialist të Shëndetësisë për veprat penale të “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrje në tendera apo ankande publike kryer në bashkëpunim, si dhe “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë”.
Sipas prokurorisë special, këto shkelje të ish-ministrit, Ilir Beqaj lidhen me koncesionin e sterilizimit të pajisjeve mjekësore. Ndërkohë, në pranga për “Sterilizimin” kanë rënë biznesmeni, Ilir Rrapaj, i cili fitoi koncesionin dhe ish-zv/ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




