Aksident tragjik në Nikël të Krujës, makina godet këmbësorin, humb jetën 77- vjeçari

Një aksident tragjik ka ndodhur të dielën në mbrëmje në Nikël të Krujës. Sipas të dhënave të para të policisë, një makinë audi që drejtohej nga një 23-vjeçar, ka goditur për vdekje një 77- vjeçar, i cili ishte këmbësor. Goditja ka qenë aq e rëndë sa i aksidentuari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
“Rreth orës 18:15, në Nikël, shtetasi E. K., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka aksidentuar shtetasin S. S., 77 vjeç, banues në Nikël. Ky i fundit si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, informon policia.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




