Moti – Dita e sotme me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat do të zbresin poshtë zeros në veri

Aktualitet | 3 vite më parë

Europa verilindore po ndikohet nga rryma ajri të ftohta kontinentale duke na kushtëzuar stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e Shqipërisë gjatë fundjavës.

E Diel, 19 Nëntor 2023

Në vendin tonë moti do të jetë me  kthjellime dhe vranësira të pakta. Era do të fryjë me drejtim veri-lindje (NE) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      -3/9°C

– Zonat e ulëta       -1 /15°C

– Zonat bregdetare 5/16°C

Kosovë

Kosova për dt. 19 Nëntor 2023 do të ketë kthjellime vranësira të pakta. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -1°C – 1°C në mëngjes deri në 6°C – 9°C gradë Celsius në mesditë.

E Hënë, 20 Nëntor 2023

Në vendin tonë moti do të jetë me  kthjellime dhe në pjesën e pare të ditës, pasdite priten vranësira mesatare deri të dendura. Era do të fryjë me drejtim jug-perëndim (SW) me shpejtësi 7-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

 – Zonat malore      1/14°C

– Zonat e ulëta       6 /18°C

– Zonat bregdetare 10/18°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme