Trafiku i rënduar në Tiranë, eksperti: Autoritetet të projektojnë ndërtimin e metrosë

Teksa rrugët e kryeqytetit çdo ditë e më shumë po përballen me trafik të rënduar automjetesh, duke shkaktuar problematika në qarkullimin e qytetarëve, ekspertët e sigurisë rrugore kërkojnë nisjen e punës për hartimin e projektit për ndërtimin e metrosë.
“Vetë Tirana sot është zgjeruar në një sipërfaqe shumë herë më të madhe. Me transportin që është sot, unë mendoj që zgjidhja më e mirë është të fillohet të mendohet për ndërtimin e metrosë. Tirana sot e ka kaluar kufirin e 1 milion banorëve”, tha Fatmir Hasho, ekspert i fushës.
Ata theksojnë, se zgjerimi i kryeqytetit në të gjitha pikat fundore kërkon zgjidhje për transportin publik.
“Janë shtuar shumë shoqëri autobusësh, janë shtuar shumë autobusë, ndoshta edhe jashtë kapaciteteve, por transporti urban nuk e zgjidhur problemin”, u shpreh ai.
Për Hashon, aktualisht, problemi e trafikut nuk e zgjidhin as arteriet e reja që po ndërtohet.
“Zgjidhjet janë të vakëta vetëm për një arsye, këto janë rrugët, dhe numri i mjeteve shtohet çdo ditë. Qytetarët që jetojnë në Tiranë shtohen çdo ditë dhe trafiku po ashtu, por këto janë rrugët”, tha Hasho.
Orët e para të mëngjesit dhe pasdites janë edhe frekuencat me trafik të rënduar, ndërsa situata rëndohet edhe më tej në sezonin veror apo edhe festat e fudvitit.
Gazetare: Flutura Tota
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




