Turizmi vjeshtë-dimër, autoritetet thirrje turistëve për kujdes dhe bashkëpunim

Zona e Përmetit është kthyer në një destinacion të preferuar për shumë turistë. Por periudha vjeshtë-dimër krijon probleme në disa prej atraksioneve.
Momentalisht reshjet e shiut janë kthyer në një problem serioz në disa prej atraksioneve turistike të zonës së Përmetit.
Brenda këtyre 3 muajve u rrezikuan 46 turistë, të cilët mbetën të bllokuar për disa orë në kanionin e Langaricës dhe në banjat e Bënjës.
Falë ndërhyrje së shpejtë të policisë lokale në bashkëpunimit me strukturat e emergjencave u bë i mundur evakuimi pa pësuar asnjë lëndim.
Bledar Metaj, shef i Komisariatit të Policisë së Përmetit me këtë rast u bën thirrje të gjithë turistëve dhe shoqëruesve të guidave turistike që të tregohen të kujdesshëm në lëvizjet pasi shkalla e rrezikshmërisë në periudhën e dimrit është e lartë .
Gazetare Flutura Tota
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




