Kapen 18 kg kokainë në Mal të Zi, arrestohet shoferi shqiptar. Si ishte fshehur droga poshtë sediljeve

Aktualitet | 3 vite më parë

Një sasi e madhe droge e llojit kokainë është gjetur nga autoritetet malazeze në një automjet i drejtuar nga një shqiptar.

Droga prej 18 kilogramësh ishte fshehur poshtë sediljes së shoferit dhe të pasagjerit në një vend të krijuar posaçërisht për të.

Drejtoria e Doganave në bashkëpunim me policinë kanë sekuestruar rreth 18 kilogramë kokainë në pikën kufitare Debeli Brijeg. 

Sipas institucioneve malazeze personi i arrestuar është  shtetas shqiptar, raporton media malazeze, “Vijesti”.

“Në hyrje të Malit të Zi është veçuar për këqyrje të detajuar një automjet me targa franceze, i drejtuar nga shtetas i Shqipërisë, pas procedurës së rregullt të kontrollit doganor të automjeteve dhe pasagjerëve.

Në automjet është gjetur një sasi e madhe droge. Droga ishte fshehur nën sediljet e shoferit dhe të pasagjerit në një vend të krijuar posaçërisht për të, gjatë kontrollit të detajuar të pasagjerit të veturës “BMË”, i cili është kryer nga doganierët dhe policia kufitare”, bën të ditur në njoftimin e saj Drejtoria e Doganave të Malit të Zi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme