Ministri i Brendshëm Taulant Balla takon fëmijët e oficerëve të policisë së Ukrainës në Durrës

Aktualitet | 3 vite më parë

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ministri Balla e ka nisur ditën me disa fëmijë të oficerëve të policisë së Ukrainës,  që kanë ardhur për të pushuar në vendin tonë.

“Durrës, me fëmijët e oficerëve të policisë së Ukrainës, të cilëve në grupe të ndryshme u kemi dhënë mundësinë të vijnë dhe të pushojnë disa ditë në Shqipëri”, njofton Balla përmes rrjeteve sociale, ndërsa poston dhe një video të takimit dhe bashkëbisedimit më fëmijët e oficerëve të policisë së Ukrainës”, shkruan ministri.

Gjatë bashkëbisedimit me disa prej fëmijëve Balla  tha se, “Ne këtu e kemi kohën me diell, edhe pse këto ditë ka shi. Gjithsesi uroj ta shijoni qëndrimin tuaj këtu. Mund të vizitoni muzeun arkeologjik, është shumë I bukur. Kur Luhansk-u të çlirohet, ju do të riktheheni atje bashkë me familjen tuaj.” tha Balla.

Në shenjë falënderimi fëmijët i dhuruan ministrit Balla një flamur të Ukrainës të firmosur nga ata.

“Është në shenjë falënderimi për mikpritjen. Ne erdhëm këtu për t’u larguar nga realiteti i luftës. E kemi firmosur këtë flamur në shenjë kujtimi dhe falënderimi”, thanë fëmijët.

Nga ana e tij, ministri Balla u premtoi se këtë dhuratë ta mbajë në zyrën e tij.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme