Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për Safet Gjicin e Alma Kaçin

Prokuroria e Posaçme i komunikon akuzën Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjicit, i cili akuzohet për korrupsion pasiv.
SPAK ka dërguar kërkesën për gjykim ndaj ish-kryebashkiakut për veprën penale korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror apo i të zgjedhurve vendor, ndërsa personazhit tjetër në video, Alma Kaçi akuzohet për korrupsion aktiv.
Safet Gjici ra në pranga në qershor të këtij viti, pak javë pasi ishte rizgjedhur në krye të Bashkisë së qytetit verilindor.
Ai shfaqej në disa pamje filmike të regjistruara në zyrën e tij nga shtetësja Alma Kaçi duke kryer veprime të turpshme, ndërsa kjo e fundit i kërkonte ta favorizonte në një projekt për rehabilitimin dhe strehimin e qenve. Prej kësaj kohe Gjici ndodhet prapa hekurave ndërsa Kaçi në arrest shtëpie.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




