Ndërron jetë foshnja e braktisur/ Arrestohet mamaja: Jam e pamartuar, s’doja të merrej vesh

Foshnja e sapolindur e cila u gjet e braktisur të mërkurën (8 nëntor) në bodrumin e një pallati në Yzberisht, ndërroi jetë ditën e sotme. Mamaja e foshnjës, 30-vjeçarja e cila braktisi fill pas lindjes foshnjen e saj, ka deklaruar para efektivëve të policisë se, arsyeja e veprimit të saj lidhej me faktin se ishte e pamartuar dhe familja nuk kishte dijeni mbi shtatëzëninë.
Ajo është shprehur se nuk ka dashur që shtatzënia e saj të merrej vesjh as nga familjarët, as nga të afërmit dhe as nga opinioni publik.
“Jam e pamartuar dhe nuk kam fëmijë të tjerë. Arsyeja që e fsheha shtatzëninë dhe braktisa bebin, është fakti se nuk doja që të merret vesh nga familjarët e mi, por edhe opinioni. Jam e pamartuar, nuk dua të flas për babain e foshnjes“, ka deklaruar 30-vjeçarja.
Reagimi i Maternitetit “Koço Gliozheni”
Materniteti “Koço Gliozheni” me anë të një njoftimi, ka bërë me dije shkakun e vdekjes së foshnjës. Foshnja e sapolindur u dërgua dje në maternitet dhe 24-orë pas tentativave të stafit mjekësor për ta mbajtur në jetë, nuk ja ka dalë të shpëtonte.
“Ashtu siç jeni njoftuar gjatë gjithë ditës së djeshme, pranë SUOGJ “Koço Gliozheni”, është sjellë në gjendje të rëndë traumatike, një foshnjë e lindur dhe e braktisur në ambientet e një garazhi !
Me të mbërritur në spital foshnjës i është dhënë ndihma e parë në reanimacionin neonatal dhe pas shumë përpjekjesh është arritur të kthehet në jetë edhe pse në gjendje të rëndë!
Për 24 orë është luftuar fort nga ana e stafit mjekësor për ta fituar betejën për jetën e kësaj foshnjeje. Pavarësisht punës, përpjekjeve dhe dëshirës së madhe për fat të keq kjo gjë nuk u arrit!
Me hidhërim të thellë njoftojmë humbjen e jetës së foshnjës!
Foshnja ndërroi jetë në orën. 10:45, datë 09.11.2023
Diagnozat klinike:
Lindje në term/ Lindje per vias vaginalis/ Hipotermi e thellë/Politraumë/ Hemorragji pulmonare/Insufiçience multiorganore/Arrest kardiorespirator”, thuhet në njoftim.
Braktisi foshnjen e saj, arrestohet 30-vjeçarja
Policia e Tiranës ka vënë në pranga 30-vjeçaren Eglantina Isufi, pasi braktisi foshnjës e saj pas lindjen. 30-vjeçarja, banuese në Tiranë, akuzohet për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”.
“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, që bën fjalë për gjetjen e një foshnje të sapolindur, në bodrumin e një pallati në Yzberisht, ju informojmë se:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë arrestuar shtetasen E. I., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”.
Ditën e djeshme, shërbimet e Policisë, së bashku me stafin mjekësor, kanë dërguar në spital, foshnjën e braktisur nga kjo shtetase, por pavarësisht ndihmës së menjëhershme të dhënë nga shërbimet e Policisë dhe stafit mjekësor, ditën e sotme foshnja ka ndërruar jetë”, njofton policia.
Protestë para Ministrisë së Arsimit
Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik, kur në media u pasqyrua lajmi se foshnja u gjet e braktisur në një bodrum pallati, nga një banor i zonës.
Një protestë u zhvillua para kopështit ‘Stinët” ditën e djeshme nga qytetarë të ndryshëm, ndërsa sot kjo protestë do të zhvendoset para Ministrisë së Arsimit, si instanca e cila duhet të japë përgjigje se përse lejonte funksionimin e kopështit pa licensë.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka bërë me dije se akti i ekspertimit të fëmijës, është kryer ditën e djeshme (8 nëntor) nga Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe është nisur në të njëjtën ditë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
“Pak sekonda më parë ka patur një reagim zyrtar që ka arritur përmes zëdhënësit të Ministrisë së Drejtësisë.
“Në lidhje me ngjarjen e fëmijës 3-vjeçar, që është dëmtuar në një kopësht privat, ju bëj me dije se:
Vendimi për kryerjen e ekspertimit për fëmijën e sipërpërmendur ka ardhur më 07.11.2023 na Instituti i Mjekësisë Ligjore rreth orës 13:30 të mesditës, dhe menjëherë kemi ndërmarrë veprimet për kryerjen e aktit të ekspertimit të fëmijës. Dje, më 08.11.2023, akti i ekspertimit të fëmijës u krye dhe u nis po dje për në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. I urojmë shërim të shpejtë vogëlushes”, thuhej në reagimin e Ministrisë së Drejtësisë
Mbi ngjarjen e rëndë reagoi më herët dhe Ministri i Brendshëm Taulant Balla i cili bëri me dije lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të foshnjes, duke theksuar se kjo ngjarje, kërkon reflektim dhe ndërmarrje të masave konkrete.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




