Marrëveshja për emigrantët, “Sky News”: Plani më i “butë” se i Britanisë

Europë | 3 vite më parë

Media britanike “Sky News” ka parë dokumente të reja që detajojnë planin e diskutueshëm të Italisë për të dërguar azilkërkues në Shqipëri, duke treguar se ai është shumë më pak radikal sesa propozimi i Mbretërisë së Bashkuar për të dërguar njerëz në Ruandë.

Në shkrimin e “Sky News” thuhet se nëse një emigranti i jepet azil, atëherë personi do të çohej në Itali për të filluar një jetë të re.

Dokumenti i marrëveshjes bën gjithashtu të qartë se synon të promovojë “bashkëpunimin dypalësh në të gjithë sektorët” në dritën e “aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”. 

Sipas marrëveshjes thuhet se është rënë dakord që numri i përgjithshëm i emigrantëve të strehuar njëkohësisht në këto qendra të mos t’i kalojë 3 mijë.

Italia do të paguajë për ndërtimin e qendrave të përpunimit dhe gjithashtu do të ndajë një fond prej 100 milionë euro për të mbuluar çdo kosto që Shqipëria mund të ketë.

Sipas “Sky News”, dy zëvendëskryeministrat e Melonit, Antonio Tajani dhe Mateo Salvini (o. Matteo) nuk ishin në dijeni të marrëveshjes deri pak para shpalljes së saj.

BE-ja ka kërkuar më shumë detaje për planin për dërgimin e emigrantëve në Shqipëri, pas pyetjeve nëse ai respekton ligjin evropian.

Meloni thuhet se po planifikon të udhëtojë në Tiranë, në pranverë dhe dëshiron që kampi i parë të hapet në maj 2024, pak para zgjedhjeve evropiane.

Gazetar: Artur Mata

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme