Bie intensiteti i zjarrit te ish-Metalurgjiku i Elbasanit, vijon puna për ta shuar

Zjarri i rënë mesditën e djeshme në ish-Metalurgjikun e Elbasanit ende vijon të ndotë qytetin me tym.
Raportohet se intensiteti i zjarrit në pikëgrumbullimin e skrapit ka rënë dhe zjarrfikësit po punojnë për ta shuar.
“Efektivë të Forcave të Armatosura së bashku me automjete zjarrfikëse me shkumë u janë bashkuar shërbimeve zjarrfikëse të bashkive Elbasan, Gramsh, Peqin dhe Cërrik për të shuar zjarrin në vendgrumbullimin e skrapit… Me mjete të rënda është zhvendosur një pjesë e skrapit, duke vënë nën kontroll situatën e krijuar”, informoi ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.
Drejtuesi teknik i sigurisë së Jashtme në “Kurum”, Merkur Çipi, foli të hënën në një komunikim me gazetarët, duke sqaruar se “ngjarja ka ndodhur aksidentalisht nga një bateri e ndodhur në thellësi të brendshme të skrapit dhe nga shkëndijat që ka marrë atje, ka shpërthyer tymi”.
“Atje janë materiale plastike, janë makina të ardhura nga jashtë. Tymi sigurisht është i dëmshëm, por është aksidentale dhe është hera e parë që ndodh një gjë e tillë,” deklaroi z. Çipi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




