Aksident afër kryeministrisë, makina përplas çiftin. Vajza në gjendje të rëndë

Tejkalimi i shpejtësisë dyshohet të jetë bërë shkak i një aksidenti në rrugën “Papa Gjon Pali” në Tiranë.
Ngjarja ndodhi në afërsi të godinës së kryeministrisë.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se mjeti humbi kontrollin dhe përfundoi në trotuar.
Makina përplasi një çift të rinjsh, mes tyre edhe një vajzë, e cila mësohet se ndodhet në rrezik për jetën. Vajza është dërguar me emergjencë drejt spitalit të Traumës.
Në automjet po udhëtonin dy të rinj, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime serioze nga aksidenti.
Ekspertë të policisë rrugore kryen veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të aksidentit.
Gazetar: Kreshnik Mersinllari
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



