Pasditja e sotme me reshje shiu dhe stuhi në veri, vranësira në bregdet

Gadishulli i Ballkanit mbetet në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, duke mbajtur kushtet atmosferike të paqëndrueshme në territorin e Shqipërisë.
Diel, 5 nëntor 2023
Në vendin tonë moti jetë kthjellime dhe vranësira mesatare në bregdet, reshje shiu dhe stuhi në veri pasdite. Era do te me drejtim jug-perëndim (SW) me shpejtësi 15-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6-7 me lartësi vale 1,5-2,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore: 8/16°C
- Zonat e ulëta: 11/23°C
- Zonat bregdetare: 14/22°C
Kosovë
Kosova për dt. 05 Nëntor 2023 do të ketë vranësira dhe reshje shiu me rrebeshe. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 7°C – 10°C në mëngjes deri në 14°C – 18°C gradë Celsius në mesditë.
Hënë, 6 nëntor 2023
Në vendin tonë moti jetë kthjellime dhe vranësira mesatare dhe reshje lokale në mesditë në zonën qendrore. Era do te me drejtim veri-perëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore: 9/18°C
- Zonat e ulëta: 11/24°C
- Zonat bregdetare: 14/24°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




