Kishte kthyer lokalin në vend për shitjen e kokainës, arrestohet 41-vjeçari në Shkodër

Aktualitet | 3 vite më parë

Një 41-vjeçar është vendosur në pranga në Shkodër pasi është kapur teksa kishte përshtatur lokalin e tij për përdorim dhe për shitje të lëndës narkotike kokainë.

Gjithashtu, të arrestuarit i është sekuestruar një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në doza.

41-vjeçari është arresryar në kuadër të operacionit policor mbarëkombëtar antidrogë, të koduar “Tempulli”, ku gjatë kontrolleve në lokalin e marrë me qira nga shtetasi A. O. (M.), në fshatin Trush, “shërbimet e Policisë konstatuan se ky ambient ishte përshtatur për përdorim dhe për shitje të dozave të lëndës narkotike kokainë. Në këtë ambient, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në disa doza”.

“Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi A. O. (M.), 41 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme