Balluku: Shkolla e mesme bujqësore në Cërrik, do të kthehet në një qendër rajonale për arsimin profesional

Aktualitet | 3 vite më parë

Zëvendëskryeministrja, dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, inspektuan  sot shkollën e mesme bujqësore në Cërrik, ku së shpejti do të nisë edhe rikonstruksioni i konvikteve, për të kthyer këtë shkollë në një qendër rajonale.

Zëvendëskryeministrja Balluku, gjatë fjalës të saj u shpreh se , “do të ketë një fokus të përqendruar tek arsimi profesional, pasi në treg është gjithmonë shumë vështirë të gjenden profesionistë të tillë dhe padyshim një rëndësi e veçantë do t’i jepet bujqësisë”.

“Ministria e Ekonomisë dhe Financave do të ketë një fokus të përqendruar tek arsimi profesional dhe sigurisht të gjitha shkollat profesionale janë të rëndësishme, ato që prodhojnë hidraulikët, elektricistët, sepse gjejmë gjithmonë e më pak në treg. Por nga ana tjetër, bujqësia qëndron në krye të listës. Ju do të keni mbështetjen tonë maksimale për sa i përket laboratorëve”, tha zv/kryeministrja.

Ndërsa aga ana e saj, Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj theksoi se duke qenë se shkolla e mesme bujqësore në Cërrik do të kthehet në një qendër rajonale, ministria do të bëjë të gjitha alokimet e duhura të fondeve për t’u siguruar edhe bazën materiale për studim.

“Këtij investimi në infrastrukturën akomoduese për të shtuar kapacitetet e studentëve do t’i shtojmë edhe bazën materiale. Në buxhetin e vitit që vjen do të sigurojmë fondet, në mënyrë që të ofrojmë të gjithë bazën materiale edhe për numrin e shtuar të nxënësve”, tha Denaj.

 “Është e vështirë të merresh me bujqësi, por bujqësia në këtë zonë jep rendiment ekonomik, ndaj dhe lëvizja demografike në këtë zonë është e ulët”, u shpreh Denaj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme