Nderimi i Karaqit/ Manastirliu: Frymëzim për të rinjtë. Vitin tjetër, strategji e re për zhvillimin e sportit

Në ceremoninë e nderimit me medaljen e “Yllit të Mirënjohjes Publike” për kampionin e karatesë në Lojërat Europiane, Alvin Karaqin, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu u shpreh se ai është një shembull frymëzimi për të gjithë të rinjtë.
“Ti e ndan jetën mes dy pasioneve, sportit dhe mjekësisë. Duke u përpjekur të jesh një qytetar i mirë dhe të lartësosh flamurin tonë, emrin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Je shembull frymëzimi për të rinjtë për mënyrën si e ndjek ëndrrën tënde dhe kjo kërkon shumë mund, djers dhe kurajo”, tha Manastirliu.
Më tej, Ministrja garantoi se do të vijojnë investimet për terrenet sportive dhe palestrat, ndërsa theksoi se vitin e ardhshëm do materializohet Klubi i Akademisë së Futbollit Dyrrah me mbështetjen e Manchester City.
Manastirliu vuri gjithashtu theksin te dy piketa shumë të rëndësishme, sikurse janë ndryshimet në ligjin për sportin dhe mbështetja për personat me aftësi ndryshe.
“Nëpërmjet një udhëheqje të Komitetit Olimpik Shqiptarë, 10 mijë fëmijë janë të angazhuar në sistemin arsimor në volejboll dhe basketboll.
Kemi projekte të mëdha që do i çojmë përpara. Projekte kanë filluar të ringjallen përsa i përket stadiumeve, parqeve olimpike, terreneve sportive, palestrave.
Do vijojmë investimet dhe me buxhetin e ri për terrenet sportive dhe palestrat. Po ashtu kemi 3 projekte të reja që do i çojmë përpara, të stadiumeve në Korçë, Vlorë e Durrës. Dhe një tjetër projekt që nga viti tjetër do materializohet sicc është Klubi i Akademisë së Dutbollit Dyrrah me mbështetjen e Manchester City. Shumë plane kemi përpara. Dy piketa të rëndësishme janë ndryshimi në ligjin për sportin, duam të përfshijmë këtu dhe paraolimpikët dhe mbështetjen për personat me aftësi ndryshe, për lojërat olimpike speciale.
Të kemi një strategji për sportin dhe besojmë se viti tjetër do na gjejë me një strategji të re për zhvillimin e sportit dhe për sportin si motor zhvillimi”, u shpreh ajo.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




