Drejtuesit e SPAK-ut “zbarkojnë” në SHBA/ Takime në DASH, DEA dhe në zyrat e FBI-së

Aktualitet | 3 vite më parë

Zyrtarë të lartë të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion kanë zhvilluar takime me drejtuesit kryesorë të Departamentit të Drejtësisë nga OPDAT teksa ndodhen në SHBA për një vizitë studimore.

Ata janë takuar gjithashtu edhe me drejtuesit e Programit Ndërkombëtar të Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale (ICITAP. Prokurorët e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion kanë diskutuar edhe sfidat e sigurisë me Shërbimin Marshall të SHBA-ve që mbron gjyqtarët, prokurorët, stafin e gjykatës dhe dëshmitarët.

Në një njoftim në rrjetin social në Facebook, ambasada e SHBA-ve në Shqipëri shkruan se vizita e zyrtarëve të SPAK do të përfshijë gjithashtu takime me Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Departamentin e Drejtësisë, Administratën kundër Narkotikëve (DEA) dhe Byronë Federale të Hetimit (FBI).

“SPAK-ut po marrin pjesë në një vizitë studimore në Uashington, DC këtë javë. Të udhëhequr nga anëtarët e ekipit të Zyrës për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë Jashtë Vendit të Ambasadës së SHBA në Tiranë (OPDAT), zyrtarët e SPAK-ut u takuan me drejtuesit kryesorë të Departamentit të Drejtësisë nga OPDAT dhe Programit Ndërkombëtar të Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale (ICITAP).

Prokurorët e SPAK diskutuan gjithashtu sfidat e sigurisë me Shërbimin Marshall të Shteteve të Bashkuara, i cili mbron gjyqtarët, prokurorët, stafin e gjykatës dhe dëshmitarët federalë të Amerikës.

Vizita do të përfshijë gjithashtu takime me Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Departamentin e Drejtësisë, Administratën kundër Narkotikëve (DEA) dhe Byronë Federale të Hetimit (FBI)”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane në Tiranë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme