Rinas/ 2 kinezë tentojnë të kalojnë me pasaporta false, vihen në pranga

Aktualitet | 3 vite më parë

Dy kinezë të cilët kanë tentuar të kalojnë Rinasin me pasaporta të falsifikuar janë vendosur në pranga nga policia.

Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, efektivët kanë arrestuar në flagarancë 2 kinezët, njëri 27 dhe tjetri 52 vjeç, të cilët paraqitën në dalje, pasaporta false të Koresë së Jugut.   

“Sekuestrohen 2 pasaportat kineze që iu gjetën këtyre shtetasve, gjatë kontrollit fizik, dhe 2 pasaportat false.  

Si rezultat i kontrolleve është goditur një rast i tentativës për të kaluar kufirin, me pasaportë të falsifikuar. Për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Rinas kanë arrestuar në flagrancë shtetasit kinezë:  J. Sh., 27 vjeç dhe Ch. Ch., 52 vjeç”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas policisë, këta shtetas kanë paraqitur pasaportë të Koresë së Jugut, të cilat pas verifikimeve rezultuan të falsifikuara.

Ndërkaq, gjatë kontrollit fizik, këtyre shtetasve iu janë gjetur pasaportat e tyre kineze, me të njëjtat gjeneralitete si pasaportat e falsifikuara. 4 pasaportat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme