Moti – Dita e sotme me vranësira, reshje shiu dhe stuhi në mbrëmje

Cikloni i Irlandës po zbret drejt Mesdheut ku pritet të ushtrojë aktivitetin e tij duke sjellë reshje shiu dhe stuhi në fillimin e muajit Nëntor në territorin e Shqipërisë.
E Martë, 31 Tetor 2023
Moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu me stuhi pasdite dhe në mbrëmje në veri dhe zonën qëndore. Era do te me drejtim jug-perëndim (SW) me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6 me lartësi vale 1,0-2,0 metër në det të hapur..
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 9/21°C
- Zonat e ulëta 14/26°C
Zonat bregdetare 18/26°C
Kosovë
Kosova për dt. 31 Tetor 2023 do të ketë vranësira mesatare dhe reshje të pakta. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 9°C – 13°C në mëngjes deri në 21°C – 24°C gradë Celcius në mesditë.
E Martë, 01 Nëntor 2023
Fillimi i muajit Nëntor në vendin tonë moti jetë i paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu në mëngjes, gjate ditës do të kemi përmirësim, kthjellime dhe vranësira. Era do te me drejtim jug-perëndim (SW) me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 0,8-1,5 metër në det të hapur..
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 10/19°C
- Zonat e ulëta 14/24°C
- Zonat bregdetare 16/23°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




