Avokati Klodian Skënderi: Ky standard i Prokurorisë është shumë i ulët dhe me këto aludime po cenohen parimet juridike

Aktualitet | 3 vite më parë

Pas përfundimit të seancës për dhënien e vendimit për të akuzuarin Jamarbër Malltezin, avokati mbrojtës Klodian Skënderi, tha se,”në rastin konkret nuk ka një vepër penale dhe se personat në hetim janë në një marrëdhënie të pastër”.

Sipas tij, “të akuzosh dikë se është një trashëgimtar i ligjshëm i një familjeje tiranase se ka lidhur marrëdhënie kontraktore me një familje tjetër tiranase është shumë e guximshme”.

Në rastin konkret nuk ka vepër penale, u shpreh ai,  sepse personat nën hetim janë në një marrëdhënie civile të pastër.

Nuk mund të aludohet se janë të ligjeve apo VKM që as janë atakuar në kohë as kundërshtuar të pretendohet kryerja e veprave penale korrupsion.

Qëndrimi jonë në raport me akuzat e atribuara, është një qëndrim mohues, e them me bindje për aq sa munden fashikujt e depozituar të prokurorisë në Gjykatë.

“Të akuzosh dikë se është një trashëgimtar i ligjshëm i një familjeje tiranase dhe se ka lidhur marrëdhënie kontraktore me një familje tjetër tiranase është shumë e guximshme”, u shpreh avokati.

Në përfundim ai shtoi se, “Ky standard i Prokurorisë është shumë i ulët dhe me këto aludime po cenohen parimet juridike”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme