Dimal/ Kultivuan 240 bimë kanabis në oborrin e një banese, në pranga 38-vjeçari, shpallet në kërkim vëllai i tij

Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim në Dimal, të akuzuar për kultivim kanabisi. Policia bën me dije se në pranga ka rënë 38-vjeçari i identifikuar si Petrit Dyli, ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i tij, Armando Dyli.
Ata kishin kultivuar 240 bimë narkotike, në oborrin e një banese, dhe kishin përshtatur një ambient të saj, për tharjen e bimëve narkotike
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën 50.8 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis në proces tharjeje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




