Siguruan mbi 3 kg kanabis për ta shitur në zona të ndryshme të Kamzës, në pranga 3 persona

Tre persona janë vënë në prangat e policisë së Kamzës, pasi vepronin në grup për shitje të lëndës narkotike.
Policia ka sekuestruar mbi 3 kg kanabis të ndarë në doza e gati për shitje, 1 automatik dhe municion luftarak.
Tre të arrestuarit, siguronin lëndën narkotike dhe më pas e bënin gati në doza dhe e shisnin në zona të ndryshme të Kamzës. Gjatë kontrollit në banesën e 48-vjeçarit të vbënë në pranga, u gjet dhe u sekuestrua 3 kg e 200 gramë kanabis, arma dhe municioni luftarak.
“Në këtë kuadër është finalizuar operacioni policor i koduar “Combination”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:
K. A., 23 vjeç dhe L. Ç., 59 vjeç, të dy banues në Kamëz;
M. N., 48 vjeç, banues në Valias.
Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në Kamëz, shtetasit K. A. dhe L. Ç., të cilëve, gjatë kontrollit fizik, iu kanë gjetur sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




