U arrestua në Rinas, dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, dërgohet te Blloku i Sigurisë

Aktualitet | 3 vite më parë

Dhëndri i ish-kryeministri Berisha i cili u arrestua ditën e sotme në aeroportin e Rinasit për dosjen e privatizimit të kompleksit të ish-klubit “Partizani” është dërguar mbrëmjen e sotme në Bllokun e Sigurisë në rrugën “Mine Peza” në kryeqytet.

Malltezi u arrestua ditën e sotme në aeroportin e Rinasit teksa priste bashkëshorten e tij, Argita Malltezin siç e bëri të ditur edhe vetë ish-kryeministri Berisha në konferencën për mediat.

Ndërkaq, më herët, Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit caktoi sot masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndaj ish-kryeministrit Berisha si dhe i bllokoi pasaportën në kuadër të hetimeve të SPAK për privatizimin e kompleksit Partizani në kryeqytet.

Po ditën e sotme u arrestua Malltezi dhe bashkëpunëtori i tij, ndërtuesi Fatmir Bektashi, i përfshirë në ndërtimet e pallateve në zonën ku ndodhej kompleksi sportiv.

Akuzat që i janë komunikuar Berishës dhe Malltezit 

Ish-kryeministri Berisha akuzohet për korrupsion pasiv të kryer në bashkëpunim, neni 260 dhe 25 i Kodit Penal. Ndërsa dhëndri i tij akuzohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim neni 260 dhe Pastrim i Produkteve në bashkëpunim me Fatmir Bektashin me nenin 287 i K.Penal.

Sa i përket akuzave ndaj Fatmir Bektashit janë për korrupsion aktiv dhe pastrim produktesh në bashkëpunim me Jamarbër Malltezi.

Në vitin vitin 2020 Taulant Balla, që në atë kohë mbante postin e kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste paditi në SPAK, ish-kryeministrin Berisha, ish-ministrin e  Mbrojtjes Arben Imami dhe dhëndrin e Berishës, Jamarbër Malltezi si përfitues direkt të pronave të kompleksit të ish-klub “Partizani” si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët e aksionerët e dy kompanive ndërtuese në kompleksin “Partizani”.

Lexoni më poshtë dosjen e plotë:

DOSJA by Rtsh Faqe

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme