Berisha pret të rinjtë e universitetit më të madh privat në Hungari: Pluralizmi ka rëndësi jetike për çdo vend

Aktualitet | 3 vite më parë

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, priti në një takim disa të rinj që studiojnë në universitetin më të madh privat në Hungari, Mathias Corvinus Collegium.

Berisha diskutoi me të rinjtë për miqësinë e përbashkët mes dy vendeve dhe për dramën që shkaktoi komunizmi në Shqipëri dhe Hungari.

Berisha theksoi se Shqipëria vuajti nga një diktaturë e trefishtë, duke sjelle dhe episode nga jeta e tij.

Gjatë këtij takimi, Berisha nënvizoi rëndësinë e pluralizmit politik, duke thënë se ai mund të humbasë me lehtësi.

Berisha akuzoi kryeministrin socialist Edi Rama, se po e çon vendin vetëm mbrapa në çdo drejtim. “Shqipëria po bën vetëm hapa pas duke ofruar pagat më të ulëta në rajon, me nivelin e shpopullimit më të lartë dhe me liritë politikë më të rrezikuara se kurrë” tha zoti Berisha.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme