Tregëtonin ilaçe kontrabandë, arrestohen 16 persona në Tiranë, në kërkim 2 të tjerë

Aktualitet | 3 vite më parë

Policia e Tiranës prangosi të shtunën gjashtëmbëdhjetë persona dhe shpalli në kërkim dy të tjerë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kontrabandonin në Shqipëri ilaçe e më pas i tregëtoni në farmaci të ndryshme.

Sipas policisë së kryeqytetit, grupi prej 16 personave merrnin medikamente të ndryshme nga Greqia, Italia dhe Kosova, të cilat më pas i shisnin në farmaci të ndryshme në Tiranë, Elbasan, Fier, dhe Vlorë, me çmime shumë të larta.

Strukturat policore kanë sekuestruar medikamentet e ndryshme mjekësore, me vlerë rreth 50.000€ ndërsa hetimet për këtë aktivitet të paligjshëm kishin nisur prej muajsh.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në kuadër të këtij operacioni, në disa banesa dhe farmaci në Tiranë, Elbasan, Fier dhe Vlorë, shërbimet e Policisë u gjetën dhe sekuestruan sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, pa pullë fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.

Policia tha se, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Gazetare Flutura Tota

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme